Sheikët e Newcastle e duan Conten trajner në ekip

11:08 | 08 Tetor 2021

Trajneri italian mund ta vazhdojë karrierën në Angli.

Antonio Conte është pa ekip që kur u largua nga Interi këtë verë pas triumfit në Serie A, transmeton lajmi.

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) ka blerë 80 për qind të aksioneve te Newcastle për 350 milionë euro dhe ata duket se kanë plane të mëdha për të ardhmen e Magpies.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Conte është objektivi i tyre kryesor për stolin dhe ata së shpejti mund të bëjnë një ofertë për ish-trajnerin e Chelseas.

Conte fitoi katër tituj të Serie A dhe një Premier League gjatë karrierës së tij si trajner dhe konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë.

Trajneri italian aktualisht po punon si ekspert i Ligës së Kampionëve për Sky Sport Italia.

Komento: