Shenjat që tregojnë se po rrethoheni nga energjia negative!

21:00 | 19 Qershor 2019

Energjinë negative në disa kultura e quajnë syri i keq. Psikologjia moderne e quan atë depresion. Sigurisht, ka shumë interpretime, por një gjë është e sigurt. Këtu bëhet fjalë për një valë emocionesh negative, përvojash të këqija, prej të cilave trupi reagon, ndërsa mendja dhe shpirti nuk e kanë një shpjegim për këtë.

Unik ka mbledhur disa shenja që njerëzit shpesh i përjetojnë kur preken nga energjia negative.

Energjia negative mund të ketë shumë burime origjine, prandaj duhet të jenë të vëmendshëm, të detektoni ndryshimet që ndjeni brenda vetës dhe ti provoni ta qetësoni vetën përmes formave të ndryshme dhe të luftoni këto valë negative.

Ja shenjat kryesore që ju po kaloni nëpër ditë të vështira dhe që tregojnë se po sulmoheni nga energjia negative.

Kohëve të fundit, paratë i fitoni me vështirësi. Faturat papaguara kanë filluar t’ju grumbullohen dhe në një mënyrë nuk e dini se ku po shkojnë paratë tua. Duket sikur prosperiteti është ndalur dhe rrugët u janë bllokuar.

Ju ndiheni të lodhur, të dërmuar dhe të frustruar. Ju po përjetoni rënie dhe ngritje, dhe si përfundim po e lëndoni vetën shumë. Ani pse ushqeheni mirë, gjumin e bëni të keq.

Ju ndjeheni të stresuar dhe të paaftë për të menaxhuar aktivitetet e përditshme, gjëra që ishin të lehta për ju më parë.

Ju jeni më të prirë ndaj infeksioneve sesa në kushte normale. Filloni të sëmureni më shpesh. Këto shenja tregojnë se ju jeni ngulfatur nga stresi dhe trupi juaj po jep alarm përmes sistemit

Komunikimi i prekur, njerëzit duket se janë në gjendje të kuptojnë dhe të ndiejnë se të tjerët nuk i kuptojnë të tjerët.

Ju nuk mund të gjeni një moment për veten tuaj.

Në kohën kur bëni gjumë, shihni ëndrra të çuditshme dhe përjetoni ankthe.

Mendimet negative dhe emocionet duket të dalin sa herë që përpiqeni të relaksoheni. Dhe gjëja më e keqe është se çdo gjë ju duket e vështirë.

Kohët e fundit po humbni gjërat tuaja, si çelësat, paratë, kuletën, rrobat, veshjet, etj.

Pamundësia për t’u përqendruar edhe në gjëra të thjeshta.

A i keni disa prej këtyre simptomave?

Tani është koha t’ju tregojmë se si të shpëtoni nga energjia negative dhe ta eliminoni atë:

-Si fillim ju duhet të jeni të vendosur, për ta ndryshuar këtë situatë.

-Nisni nga një dush I gjatë, një vaskë plot ujë me kripë Epsom ose Himalaje dhe aromatike të tjerë, si vaj livande etj.

-Kërkoni ndihmë nga Zoti. Nëse besoni thellë në Zot mund ti largoni këto energjia të këqija.

-Largoni nga shtëpia gjërat e panevojshme dhe çdo gjë që ju ngjallë kujtime nga ndonjë histori e keqe që e keni kaluar më parë.

Komento: