Shënoi dy gola, Ibrahimoviç befason me deklaratën pas ndeshjes

09:15 | 22 Shtator 2020

Milan i ri rifillon nga finalet e sezonit të kaluar dhe ka shënuar fitoren e parë të sezonit duke u mbeshtetur ende në supet shumë të gjëra të Zlatan Ibrahimoviçit, i cili pas ndeshjes në Bolonjë është shprehur:

‘Po të isha njëzet vjeç do të kishashënuar dhe dy gola të tjerë, por për fat të mirë unë jam tridhjetë e nëntë.

Sulmuesi suedez ishte lojtari më i mirë në fushën e San Siro mbrëmjen e djeshme, duke u bërë gjithnjë e më shumë drejtues i kësaj skuadre dhe atij i pëlqen shumë ky rol:

‘Më pëlqen ta kem këtë përgjegjësi, presioni më i madh vjen nga vetja ime. Unë nuk dua të flas për moshën time krahasuar me lojtarët e tjerë, ne duhet të gjykohemi në të njëjtin nivel. Më pëlqen të gjykohem në të njëjtën mënyrë si një 20-vjeçar “.

‘Unë jam si Benjamin Button: i lindur i moshuar por që do të vdes i ri- shtoi më vonë Ibra.

‘Seriozisht ekipi ka punuar mirë: ju mund të shihni se ne nuk jemi ende njëqind për qind por e rëndësishmja është se e filluam mirë.

‘Qëllimi është të bëjmë më mirë se vitin e kaluar, dhe të rinjtë po ecin mirë. Ata punojnë, dëgjojnë dhe kanë disiplinë: pas gjashtë muajve ata do të dinë se çfarë duhet për të bërë mirë “.

Sidoqoftë, për qëllimet sezonale, suedezi nuk është i ekuilibruar:

“Këtë vit duhet të mendojmë nga ndeshja në ndeshje, të luajmë me vetëbesim, sikur të ishte gjithmonë një finale. Qëllimet janë të larta. Ku? Ky është një sekret”.

Komento: