Shënoi golin e barazimit në minutat e fundit, Xhaka e ‘qon në qiell’ Bellnerin

08:04 | 22 Janar 2020

Ndeshje dramatike është luajtur mbrëmë në Premierligë.

Arsenali dhe Chelsea kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës.

Pas ndeshjes, ylli shqiptar, Granit Xhaka ka thurur lavde për autorin e golit të barazimit, Hector Bellerin.

Ai ka thënë se një lojtar si Bellerin e duan secili në skuadër.

“Dhe kjo është arsyeja pse ne donim që të kthehej ky djalë! Përformancë e madhe nga të gjithë ne sot, kemi zemër, luftojmë dhe nuk heqim dorë kurrë”, ka shkruar Xhaka.

Komento: