Shënoi golin e karrierës, po ja çka thotë Kompany

23:46 | 06 Maj 2019

Kompany tregon se çfarë mendoi para gjuajtjes.

Vincent Kompany është kthyer në njeriun e mbrëmjes, falë golit që shënoi në ndeshjen e Manchester City kundër Leicester City.

Kapiteni i ‘Citizens’ realizoi golin më të bukur dhe më të vlefshëm në karrierën e tij, kur po luhej minuta e 70’ e takimit.

Ky gol në fund doli të kishte vlerën e tri pikëve për skuadrën e Guardiolas, e cila rimerr kreun një xhiro para fundit.

Por, lojtari ka treguar pas ndeshjes se çfarë po i shkonte në mend pak sekonda para se ta lëshonte goditjen më të mirë në karrierë.

“Më neveritën zërat që dëgjoja duke thënë ‘Mos gjuaj’” ka thënë fillimisht Kompany, transmeton lajmi.

“Unë kam bërë mjaftueshëm në karrierën time për të mos pasur lojtar të rinj që më tregojnë çfarë të bëj e çfarë jo” ka shtuar kapiteni.

Manchester City në xhiron e fundit do ta presë skuadrën e Brighton, ku me një fitore do të shpallet kampion i Premierligës, me 98 pikë të grumbulluara.

Komento: