Shërohen 29 pacientë në Vushtrri

23:18 | 25 Qershor 2020

Sot janë konfirmuar të shëruar 75 pacientë në Kosovë.

Nga 75, 29 janë nga Vushtrria, përcjell ORAinfo.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

29 qytetarë të Vushtrrisë të shëruar dhe vetëm 1 rast pozitiv sonte në Vushtrri.

Pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Ju lutem të dashur qytetarë, na ndihmoni që bashkë të ja dalim me pandeminë Covid 19. Mbajeni maskën në vende publike ku nuk mund të mbahet distancë, mbajeni distancën dhe higjenën, ruajeni vehtën, të afërmit gjyshërit dhe gjyshet e qytetin tonë.

Komento: