Shërohet nga koronavirusi Inzaghi, rikthehet në stolin e Lazios

16:46 | 24 Prill 2021

Inzaghi shërohet nga koronavirusi, rikthehet në stolin e Lazios.

Është raportuar se trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është rikuperuar nga COVID-19 dhe mund të jetë në stol të hënën kundër Milanit.

Sipas Sky Sport Italia, trajneri më në fund ka rezultuar negativ për koronavirus.

Prandaj, ai mund të thyejë izolimin e tij dhe të kthehet në terrenin e stërvitjes.

Mbi të gjitha, Inzaghi mund të zërë vendin e tij në stol në Stadio Olimpico për përballjen me Milanin.

45-vjeçari doli pozitiv së bashku me të gjithë familjen dhe gruaja Gaia Lucariello madje u desh të shtrohej në spital për disa ditë për shkak të komplikimeve.

Ndihmës menaxheri Massimiliano Farris kishte zëvendësuar Inzaghin për ndeshjet kundër Spezia, Benevento dhe Napoli.

Komento: