Shi dhe shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit për nesër

11:54 | 17 Korrik 2021

Moti nesër në Kosovë – Shi dhe shkarkime rrufesh.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil, raporton Gazeta Express.

IHMK-ja ka njoftuar se përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë edhe vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: