Shitja e Ceballosin, Reali i kërkon një ‘mal me para’ Arsenalit

08:56 | 16 Mars 2020

Dani Ceballos mund të bëhet lojtar i Arsenalit.

Real Madridi është i gatshëm t’ia shesë Arsenalit mesfushorin Dani Ceballos në afatin kalimtar të verës, por kërkon rreth 40 milionë euro, njofton “Mundo Deportivo” të dielën.

Reprezentuesi i Spanjës është i huazuar te Arsenali. Ai në ndeshjet e fundit gjeti formën e vjetër nën direktivat e trajnerit Mikel Arteta. Real Madridi planifikon të sjellë dy mesfushorë në verë, kështu që Ceballos do të ishte i tepërt në klubin madrilen. Mirëpo, krerët e Realit kërkojnë së paku 40 milionë euro për të.

Ceballos në total këtë stinor ka luajtur 24 ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol dhe asistuar dy tjerë.

Komento: