Shkaku i koronavirusit i ndodhi kjo gjë skuadrës së Barcelonës

22:10 | 17 Mars 2020

Koronavirusi është shëndrruar në një frikë të vërtetë për të gjithë.

Trajneri i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, ka thënë se nuk do të jetë në gjendje ta marrë drejtimin e Barcelonës para verës së vitit 2021, për shkak të shtyrës së Kampionatit Evropian 2020 për një vjet, si pasojë e shpërthimit të sëmundjes koronavirus.

Fillimisht ishte thënë se Koeman do të emërohej trajner i Barçës pas Euro 2020 këtë verë, por kjo nuk mund të ndodhë të paktën edhe një vjet.

Duke folur pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e evropianit për vitin e ardhshëm, ish-lojtari i Barcelonës tha: “Në klauzolë e kam të shkoj në Barcelonë vetëm pas Kampionatit Evropian. Nuk është përmendur ndonjë datë, por tani do të ndodhë pas Kampionatit Evropian 2021”.

“Por unë nuk kam menduar për këtë as edhe një sekondë”, shtoi ai.

Barcelona udhëhiqet nga Quique Setien momentalisht, pas shkarkimit të Ernesto Valverdes në janar.

Komento: