Shkaqet e rrëzimit të qeverisë Kurti 1

12:04 | 15 February 2021

Kur të kihen parasysh akuzat PUBLIKE, të shpifura prej zyrtarëve të lartë të LDK-së, për ANTIAMERIKANIZMIN dhe majtizmin EKSTREM të Kurtit e të LVV-së, mund të nënkuptohet se me çfarë akuzash të rënda, të shpifura, kundrejt Kurtit e LVV-së, zyrtarët e lartë të LDK-së e ngarkojnë Kurtin, para zyrtarëve të lartë të SHBA-së, në ambiente të MBYLLURA.

Është e sigurt, prandaj, se zyrtarët e lartë të LDK-së, e kanë rrëzuar Qeverinë Kurti, jo për SHBA-në, sepse SHBA-ja nuk rrezikohet nga Kurti e nga LVV-ja, siç thotë Kujtim Shala, në T7-shin e Buzhalës, por për vetë LDK-në e për RUAJTJEN e Shtetit të kapur. Të kapur edhe nga LDK-ja e përkrahësit e saj medialë, që po ndjehen të rrezikuar nga Kurti e LVV-ja.

*****

Qeveria Kurti 1, siç dihet, ishte rrëzuar me votimin e Mocionit të mosbesimit, kundër saj, të ngritur nga LDK-ja, pjesë e asaj qeverie, dhe të përkrahur nga partitë parlamentare, PDK-AAK-NSD, opozitë e koalicionit të brishtë LVV-LDK.

Ndaj reagimeve të menjëhershme, brenda Kosovës, por dhe jashtë saj, kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, në kohë PANDEMIE, madje në kohën kur vendorët e ndërkombëtarët e vlerësonin lart menaxhimin e pandemisë, nga Qeveria Kurti, mocionistët dolën me një përgjigje SHPOTITËSE, për rrëzimin e saj.
Sipas tyre, mocionistët VETËM e kishin votuar Mocionin e mosbesimit, por nuk ishin mocionistët ata që e rrëzuan Qeverinë Kurti, po ishte vetë Kurti ai, i cili, e RRËZOI vetveten(!). Pastaj, ata e treguan edhe arsyen, po aq SHPOTITËSE, kinse për “VETËRRËZIMIN” e Kurtit.

Sipas tyre, Albin Kurti, i papërvojë në qeverisje, përballë sfidave të mëdha, si Pandemia, bisedimet Kosovë-Serbi, etj. u VETËDIJËSUA për PAAFTËSINË e tij për marrjen e VENDIMEVE të mëdha me përgjegjësi të lartë, që e presin vendin dhe, kështu, nga FRIKA, ai e RRËZOI vetveten. E gjepura të tjera.
Shpjegimet e arsyetimet shpotitëse të mocionistëve, kinse për vetërrëzimin e Qeverisë Kurti e për shkakun e tij, u shndërruan në tema debatesh bajate, me të cilat, në TV-të e kapura, sa edhe Kapja e shtetit, zbaviteshin “analistët” politikë, në përkrahje të mocionistëve.

Kjo ishte ana që dukej në sipërfaqe, por në BRENDI qëndronin shkaqe të thella të rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Marrëveshja për koalicioniin LVV-LDK, siç dihet, ishte arritur me vështirësi të mëdha, pas zvarritjeve të gjata, shkaku i HILEVE, i pengesave e (para)kushteve të Mustafës, në stilin e njohur Tërhiqe e mos e këput.

Para Zgjedhjeve 2019, kur pritej marrëveshja e shumëpërfolur për koalicionin parazgjedhor LVV-LDK, Mustafa me nxitim e kishte emëruar Vjosa Osmanin, të manipuluar prej tij, kandidate për kryeministër, duke e vënë Kurtin, kështu, para një akti të kryer dhe, pastaj, me këtë kandidaturë e kishte kushtëzuar koalicionin e LDK-së me LVV-në.

Në kushtëzimin e Mustafës, Kurti ishte përgjigjur me ofertën e tij për një Listë të përbashkët zgjedhore LVV-LDK, të prirë nga Vjosa Osmani, me pajtimin e ndërsjellë që kandidati me më shumë vota, do të pranohej nga të dyja palët, si kandidat për kryeministër. Mustafa, siç dihet, e kishte refuzuar këtë ofertë.

Pas Zgjedhjeve 2019, koalicionin e «shpresës» LVV-LDK, siç quhej në atë kohë, të premtuar nga të dyja palët dhe të mirëpritur edhe nga një pjesë e madhe e qytetarëve, Mustafa e kishte zvarritur, për shumë muaj, me arsyetime nga më të ndryshmet. Fillimisht, me arsyetimin se ai po e pret shpalljen zyrtare të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe, pastaj, se ai po e pret edhe certifikimin zyrtar të tyre.
Në fund, nënshkrimin e koalicionit LVV-LDK, Mustafa e kishte kushtëzuar edhe me dorëheqjen e kryetarit, atëherë, të sapo zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i LVV-së, dhe zëvendësimin e tij me Vjosa Osmanin e LDK-së.

Krejt në fund, Mustafa kishte kërkuar prej Kurtit edhe një “ZOTIM”, pra, vetëm një “ZOTIM” publik të LVV-së, se pozita e kryetarit të Kosovës do t’i takojë LDK-së. Sigurisht, me shpresën që ai vetë do të bëhej kryetar i Kosovës. “Do të ishte nder i madh për mua sikur karrierën time të gjatë politike ta përfundoja si kryetar i Kosovës”, kishte deklaruar ai publikisht, para shumë kohësh, në një TV të Kosovës.

Përveç pengesave e zvarritjes së nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin LVV-LDK, në ndërkohë, Mustafa kishte përgatitur edhe planin për ta siguruar kontrollin e ndikimin e tij, në qeverinë eventuale Kurti, dhe për ta siguruar për vetveten edhe pozitën e kryetarit të Kosovës.
Për realizimin e këtij plani, në mes të njerëzve më të fortë e më besnikë të tij, në LDK, Mustafa i kishte përzgjedhë Agim Veliun e Abdullah Hotin dhe i kishte emëruar, të parin ministër të PB e të dytin zëvendëskryeministër, në Qeverinë Kurti, por, siç u vërtetua më vonë, ai i kishte bërë hesapet pa hanxhinë.

Për kontrollimin dhe ndikimin e tij në Qeverinë Kurti, përmes Veliut e Hotit, siç kishte llogaritur, Mustafës, qysh në fillim, i hasi sharra në gozhdë. Pas shfaqjes së parë të KARSHILLËKUT të ministrit Veliu e të zëvendëskryeministrit Hotit, ndaj kryeministrit Kurti, ky i fundit i liroi nga detyra të dytë, në fillim Veliun e pasta edhe Hotin.

Lirimin e tyre prej detyrës nga kryeministri Kurti, eksponentë të LDK-së, në krye me Mustafën, e përkrahësit e tyre medialë, nxituan ta propagandonin si shkak të rrëzimit të Qeverisë Kurti, madje shumë kohë para rrëzimit të saj. Pastaj, më vonë, tash pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, shkakun e rrëzimit të saj, ata e lidhën me qëndrimin e Kurtit ndaj zyrtarëve të SHBA-së, ndërmjetësues në bisedimet Kosovë-Serbi.

Më 3 shkurt, në T7, Kujtim Shala, zyrtar i lartë i LDK-së, u mundua ta “sqaronte”, d.m.th. ta mjegullonte shkakun e rrëzimit të Qeverisë Kurti. “E rrëzuam Kurtin, jo për LDK-në, por për SHBA-në”. Kështu, Kujta i Buzhalës, i dha një përgjigje të qartë, por të rreme, shkakut të rrëzimit të Qeveria Kurti.

Kur të kihen parasysh akuzat PUBLIKE, të shpifura prej zyrtarëve të lartë të LDK-së, për ANTIAMERIKANIZMIN dhe majtizmin EKSTREM të Kurtit e të LVV-së, mund të nënkuptohet se me çfarë akuzash të rënda, të shpifura, kundrejt Kurtit e LVV-së, zyrtarët e lartë të LDK-së e ngarkojnë Kurtin, para zyrtarëve të lartë të SHBA-së, në ambiente të MBYLLURA.

Është e sigurt, prandaj, se zyrtarët e lartë të LDK-së, e kanë rrëzuar Qeverinë Kurti, jo për SHBA-në, sepse SHBA-ja nuk rrezikohet nga Kurti e nga LVV-ja, siç thotë Kujtim Shala, në T7-shin e Buzhalës, por për vetë LDK-në e për RUAJTJEN e Shtetit të kapur. Të kapur edhe nga LDK-ja e përkrahësit e saj medialë, që po ndjehen të rrezikuar nga Kurti e LVV-ja.

Përkrahësit medialë të LDK-së, pas entuziazmit të tyre fillestar, të papërmbajtur për rrëzimin e Qeverisë Kurti, kohë pas kohe, e kanë shfaqur publikisht edhe një NDRUAJTJE, se rrëzimi i saj do të mund të çonte ujë, në të ardhmen, në mullirin e Kurtit e të LVV-së.

Natyrisht që, rritjen e përkrahjes së qytetarëve për Kurtin, pas rrëzimit të qeverisë së tij, e kanë pritur edhe zyrtarët e lartë të LDK-së, por kanë vlerësuar se, nëse lejohej qeverisja e Kurtit, deri në fund të mandatit të saj, përkrahja e qytetarëve, ndaj Kurtit e LVV-së, do të ishte pakrahasimisht më e madhe. Ata, prandaj, kishin vendosur për ndërprerjen e menjëhershme të qeverisjes Kurti, me Mocionin e mosbesimit.

Komento: