Shkarkohet Valverde

23:44 | 13 Janar 2020

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ernesto Valverde.

Trajneri Valverde është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit të Barcelonës, pas një forme jo të mirë të treguar nga skuadra e tij, përcjell lajmi.

Lajmin për shkarkimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës së Barcelonës.

Gjatë ditës së sotme, bordi drejtues i Barcës ka diskutuar gjatë me përfaqësuesit e Valverde, ku edhe ishte vendosur për fatin e tij.

Spanjolli ka pasur një rekord mjaft të mirë me ‘Blaugranat’ duke fituar 66 nga 95 ndeshjet e luajtura në La Liga.

Ai është trajneri me përqindjen e pestë më të mirë në hsitori të klubit, por kjo nuk mjaftoi për të shpëtuar punën e tij.

Komento: