Shkelje gjatë hetimit të zyrtarëve policorë që kanë statusin e invalidit të luftë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shkelje gjatë hetimit të zyrtarëve policorë që kanë statusin e invalidit të luftë

23:27 | 30 Maj 2020

175 zyrtarë policorë tash e disa vite po hetohen për mbajtjen e statusit të inavlidit të luftës.

E për këtë hetim, policët iu kanë drejtuar avokatit të popullit.

Hilmi Jashari thotë për T7 se në këtë proces ka shkelje të mëdha. Ndërkohë në IPK nuk kanë treguar pse kanë inicuar një hetim të tillë.

175 zyrtarë policor, prej vitesh i janë nënshtruar një hetimi të inicuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Hetimi përfshin zyrtarët policor që prej pasluftës mbajnë statusin e veteranit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E një ankesë për këtë proces parashtruan në institucionin e Avokatit të Popullit pikërisht këta polic.
Në raportin që kreu Avokati I Popullit janë gjetur një mori shkeljesh në këtë hetim.

Diskriminimi për shkak të trajtimit ndryshe të personave në situatë të njëjtë është vetëm njëra nga shkeljet.

Jashari thotë se do të duhej të hetohej edhe Komisioni për verifikimin e veteranëve e jo vetëm individët.

Po ashtu, një ndër shkeljet më të rënda sipas këtij raporti është publikimi I të dhënave personale dhe mjekësore të zyrtarëve.

Raporti në fjalë I është dërguar me rekomandim Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Nga Inspektorati nuk kanë treguar pse kanë iniciuar një hetim të tillë dhe pse kanë kërkuar suspendimin e këtyre zyrtarëve pa marrë fund hetimi.

E në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nuk kanë kthyer përgjigje pavarësisht kërkesës së Televizionit për të sqaruar fazën në të cilën ndodhet hetimi në fjalë.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nuk ka pranuar të komentojë këtë situatë.

Ndryshe, T7 kishte raportuar edhe para disa muajsh në lidhje me këtë hetim.

Komento: