Shkëmbim befasues mes Juventusit dhe Barcelonës

09:22 | 17 Maj 2020

Transferimet e verës pritet të përcjellen me shumë befasi.

Barcelona dhe Juventus janë në bisedime për të mbyllur një marrëveshje gjatë kësaj vere.

Skuadrat janë lidhur me njëra tjetrën tash e sa kohë, me Miralem Pjanic që lidhej me një kalim në ‘Camp Nou’.

Por, së fundmi, duket se situata ka ndryshuar dhe tashmë skuadrat po diskutojnë për repartin e mbrojtjes.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, kampionët e Italise dhe kampionët e Spanjës mund të shkëmbejnë dy mbrojtësit, transmeton lajmi.

Bëhet fjalë për Jean Clair Todibo dhe Mattia De Sciglio. Todibo luan aktualisht si i huazuar te Schalke dhe skuadra gjermane nuk pritet të paguajë 25 milionë euro për të.

Kështu, Barca mund të ofrojë atë për shërbimet e mbrojtësit anësor të Juves, De Sciglio.

Mbetet të shihet nëse një marrëveshje e tillë do të arrihet mes dy skuadrave të mëdha evropiane.

Komento: