Shkëmbim i madh i lojarëve nga Juventusi e Chelsea

12:22 | 05 Maj 2021

Një marrëveshje e shkëmbimit të lojtarëve është arritur ndërmjet skuadrës së Juventusit dhe Chelseat, ka raportuar të mërkurën sajti italian “Calciomercato”.

Alex Sandro i Juventusit pritet t’i bashkohet Chelseat që për brazilianin do ta ofrojë Emerson Palmierin plus rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Sandro pëlqehet nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel që është i gatshëm ta sakrifikojë Palmierin, i cili nuk bën pjesë në planet e tij. Palmieri 26-vjeçar këtë edicion ka një gol në 15 ndeshje te Chelsea, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Sandro 30-vjeçar është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro kurse këtë sezon ka dy gola e po aq asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.a

Komento: