
Barcelona ia ofron Coutinhon Interit për Martinezin.
Barcelona synon që të përdorë Philippe Coutinhon për ta transferuar sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.

Tuttosport raporton se Barça është e gatshme ta dërgojë Coutinhon në huazim tek Interi si pjesë e ofertës për Martinezin.

Barcelona synon që Interi të zvogëlojë çmimin për Martinezin, të cilin e vlerëson aktualisht me 150 milionë euro.