Shkëmbim i madh mes PSG-së dhe Juventusit

10:41 | 08 Qershor 2020

PSG është duke u përgatitur të shkëmbejë mesfushorin Marco Verrati, me yllin e Juventus-it, Mirlem Pjanic, nëse Massimiliano Allegri bëhet trajneri i ri i klubit francez.

Sipas Tuttosport, arritja e Allegri-t mund t’i hap derën këtë shkëmbimi, derisa Pjanic është i përgatitur të largohet nga Torino.

Kjo mund të jetë befasi për Verrati-n, i cili ende nuk ka luajtur në Seria A.

Thuhet se Allegri dëshiron të sjellë Pjanic në “Parkun e Princave” dhe mund të sakrifikojë italianin për të realizuar këtë lëvizje.

Verrati është pjesë e rëndësishme e kampionit të Francës dhe iu ka ndihmuar të fitojnë shtatë herë Ligue 1 dhe katër herë Kupën e Francës.

Pjanic, nga ana tjetër është i lidhur me kalimin te Barcelona, por transferimi pritet të dështoi sepse Arthur Melo nuk pranon të transferohet te “Zonja e Vjetër”

Komento: