Shkëmbimi i madh Real Madrid ofron Hazardin për këtë lojtar

10:28 | 27 Dhjetor 2021

Real Madrid ofron shkëmbimin Hazard – James

Real Madrid është i përgatitur ta lejojë sulmuesin Eden Hazard të rikthehet te Chelsea, por në shkëmbim kërkon mbrojtësin Reece James.

“El Nacional” raporton se “Los Blancos” duan ta rikthejnë belgun te “Blutë” si pjesë e marrëveshjes për James, transmeton lajmi.

Real Madrid dëshiron të investojë në një mbrojtës krahu të djathtë që të luftojë me Dani Carvajal për pozitën e titullarit, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Perez transferimin e anglezit.

Perez shpreson të gjejë dy zgjidhje, fillimisht duke larguar Hazardin e pastaj nënshkruar me James.

Sidoqoftë, presidenti i Chelseas, Roman Abramovich do ishte i lumtur për rikthimin e Hazard, mirëpo nuk pranon që ta humbas James, të cilin e sheh si ylli i ardhshëm.

Komento: