Shkon në 381 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, tetë të vdekur që nga dje

14:35 | 14 Gusht 2020

Ka shkuar në 381 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Tetë vdekje nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Numri i rasteve të konfirmuara që nga 13 marsi ka arritur në 11 mijë e 130 raste, me gjithsej 381 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Komento: