Shkon në kohën shtesë dueli mes Italisë dhe Austrisë

22:53 | 26 Qershor 2021

S’mjaftojnë 90 minuta, Italia dhe Austria shkojnë në vazhdime.

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Italisë dhe Austrisë.

Italia dhe Austria janë ndeshur në kuadër të fazës së eliminimit të “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Italianët ishin agresivë dhe patën rastet e tyre, por edhe austriakët luajtën me intensitet të lartë në këtë takim dhe mbyllën hapësirat mirë.

Megjithëse italianët ishin tejet kërkues ndaj golit, ata nuk arritën të shënojnë në pjesën e parë.

Megjithatë, Italia pati dy raste të shkëlqyera, fillimisht ishte Barella me një goditje që arriti ta largojë portieri i Austrisë, dhe në min 32′ goditja e Ciro Immobiles përfundoi në shtyllë.

Në pjesën e dytë, në fakt ishin austriakët të cilët gjetën golin, Marko Arnautovic shënoi gol në min 66′ por që goli u anulua nga sistemi VAR si pozitë jashtë loje.

Në fund, 90 minutat nuk mjaftuan dhe ndeshja do përcaktohet në vazhdime ose penalti.

Komento: