SHKSHMK-ja tregon si ndodhi tragjedia në Brezovicë, ku një skiatore humbi jetën

20:03 | 13 Shkurt 2024
shkshmk-ja-tregon-si-ndodhi-tragjedia-ne-brezovice,-ku-nje-skiatore-humbi-jeten

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e shtetase të huaj, teksa po skionte në Brezovicë.

Siç thuhet në njoftim asaj i është dhënë tema e parë por nuk ka rezultuar pozitivisht.

“Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve”, thuhet në njoftim

“Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë  e kan lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj”, vazhdon njoftimi.

 

Komento: