Shkuan për t’i qëruar hesapet mes vete, arrestohen 11 nxënës në Prishtinë

15:17 | 15 Nëntor 2022

11 nxënës janë arrestuar nga policia në Prishtinë.

Kjo pasi që ata kishin lënë takim për t’i qëruar hesapet mes vete.

Kjo u konfirmuar për Klankosova edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vlerësohet lart kontributi i secili qytetar në parandalimin e dukurive negative.

“Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet. Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit. Vlerësojmë lart, kontributin e secilit qytetar dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtejmë. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, tha Ahmeti.

Komento: