Shkurte Fejza emocionohet, thurr disa vargje drejtuar mërgimtarëve

18:55 | 26 Korrik 2021

Shkurte Fejza thurr disa vargje që falin emocione drejtuar mërgimtarëve.

Ngjarja tragjike e ndodhur në Kroaci ka tronditur mbarë popullin shqiptarë.

Në këtë aksident humbën jetën 10 persona, e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Për këtë ka reaguar edhe Shkurte Fejza e cila ka thurr disa vargje drejtuar mërgimtarëve.

Shkrimi i plotë:

O gyrbet i randë si guri, para kohe bjen pleqninë

Treten vitet por si gruri, jeta e vdekja afer rrinë”.

Kësaj radhe nuk e pritët as pleqërinë ju njerëz shpirtëbardhë që nga malli e gëzimi, nga dashuria e përmallimi për vendlindjen e njerëzit tuaj iu ndërpre rruga,iu ndërprenë ëndërrat dhe përfunduat tragjikishtë në mes të rrugës duke na pikëlluar të gjithëve.

Prehuni në paqen e përjetshme në tokën e Atdheut tuaj që aq shumë e deshtët dhe sakrifikuat shumë për këtë vend të bekuar.

Ndajmë dhembjen me familjarët, të afërmit dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë tragjedi.

Komento: