
Shkurte Fejza ka publikuar këngën e saj më të re, dedikim për të bijën, Agnesën, e cila u martua javën e kaluar.
“Oj e amla e shpisë” titullohet kënga ritmike, e cila është dedikim për të gjitha vajzat që martohen këtë vit, shkruan IndeksOnline.
Kënga shënon një moment unik nënë-bijë, që është një prej lidhjeve më të forta në botë.
“Fat dhe lumturi për vajzat që bëhen nuse. Uroj që t’iu pëlqejë” shkroi Fejza.
