Shoferi i autobusit sërish del para gjykatës në Kroaci, do të dëgjohen edhe dëshmitarët

14:29 | 27 Korrik 2021

Policia kroate e ka sjellë shoferin e autobusit tragjik “Deva Tours” në Gjykatën e Qarkut të Slavonski Brodit, ku pritet të merren në pyetje dëshmitarët që ishin në autobus.

Shoferi shihet se tashmë e ka ndërruar këmishën e tij të përgjakur, me të cilën tash e sa ditë ishte në paraburgim.

Policia e shoqëroi atë në gjykatë me duar të lidhura, ku pritet të arrijnë së shpejti edhe pesë udhëtarë nga autobusi, raporton mediumi “24sata”.

Në mesin e udhëtarëve ka ende të atillë që nuk i kanë ndërruar rrobat dhe të gjithë shihen të rraskapitur. Policia e ndihmoi një grua që të hynte në ndërtesën e gjykatës. Dy gra kishin të veshura fanellat e përfaqësueses kroate, të cilat atyre iu dhuruan dje.

Pas kësaj, në orën 16:30 një autobus do t’i dërgojë ata në Osijek, nga ku sonte e kanë fluturimin për në shtëpi, në Kosovë.

Kujtojmë se sot Gjykata ia ka caktuar shoferit masën e paraburgimit prej një muaji.

Komento: