‘Shokohet’ Milan, po largohet Ibrahimovic

19:05 | 12 Mars 2020

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të largohet nga Milani.

Ylli suedez i futbollit, Ibrahimovic, raportohet se nuk do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Milan.

Sipas ‘Calciomercato’, Ibra do të largohet nga ‘San Siro’ gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.

Skuadra e Milan dëshiron ta mbajë lojtarin edhe më gjatë, por suedezi është i dëshpëruar me skuadrën.

Një nga arsyet pse ai do të largohet duket të jetë edhe bordi drejtues i skuadrës.

Fundi i sezonit do të ndajë rrugët e Ibrahimovic dhe Milan.

Komento: