Shokohet Real Madrid, lëndohet sërish Eden Hazard

14:54 | 30 Shtator 2020

Real Madridi ka marrë lajme të këqija sot nga stafi mjekësor i Eden Hazard.

Janë shfaqur probleme të reja për sulmuesin e Real Madridit, Eden Hazard.

Belgu ka pësuar një lëndim tjetër në këmbën e tij të djathtë ka njoftuar klubi nga kryeqyteti spanjoll.

“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Eden Hazard, nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në këmbën e tij të djathtë. Në pritje të evolucionit,” shkruan deklarata e lëshuar nga Real Madridi.

Hazardi, ende nuk e ka zhvilluar asnjë minutë këtë sezon me Real Madridin për shkak të lëndimeve.

Komento: