Shokon Maldini, hidhet në aksion për transferimin e dy sulmuesve veteranë!

10:54 | 23 Gusht 2020

Drejtori teknik i AC Milan, Paolo Maldini nuk dëshiron të kapet në befasi nëse Zlatan Ibrahimoviç nuk rinovon dhe për këtë arsye po heton tregun e alternativave.

Tuttosport raporton sot se Milan ka filluar të shikojë në opsionet e mundshme ‘Plan B’, nëse Ibra nuk rinovon kontratën, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij mediumi, Milan ka nisur interesimin për duetin e veteranëve Mario Mandzukic dhe Olivier Giroud si dy mundësi për ta zëvendësuar Ibrahimoviçin.

Lojtari kroat është jashtë kontratës pasi ka lënë klubin e Katarit Al-Duhail ndërsa sulmuesi francez, nga ana tjetër, mund të largohet nga Chelsea për një çmim shumë të vogël.

Mbetet të shihet nëse Milan do të synojë transferimin e një sulmuesi veteran për ta zëvendësuar largimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç nga ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: