Shoku i Ledrit zbulon reagimin e reperit pasi u bë baba

23:25 | 14 Dhjetor 2020

Ledri Vula është bërë baba për herë të parë sot.

Sot është bërë e ditur se reperi i njohur Ledri dhe partnerja e tij Sara janë bërë prindër për herë të parë.

Në fakt ishte një mik i reperit ai që ka ndarë në rrjetet sociale një foto të një bisedë me kamerë që ka bërë me të pasi ai është bërë baba.

Sikundër mund ta shihni edhe më poshtë Ledri duket tejet i gëzuar.

“Telefonata e gëzimit!”-ka shkruar miku i tij krah fotos, për të treguar se kjo është telefonata e tyre e parë pasi Ledri është bërë baba.

Kujtojmë se vajza e Ledrit dhe Sarës ka ardhur në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të sjellur në jetë fëmijën.

Komento: