Shoqërohet në polici një person për armëmbajtje pa leje në Istog

10:09 | 27 Janar 2024
shoqerohet-ne-polici-nje-person-per-armembajtje-pa-leje-ne-istog

Është shoqëruar në polici një person në fshatin Lubozhdë të Istogut, pasi të njëjtit i janë gjetur një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport./Front Online

Komento: