“Shota” fiton çmimin kryesor në Spanjë

08:16 | 09 Shtator 2024
“shota”-fiton-cmimin-kryesor-ne-spanje

Ansambli Kombëtar “SHOTA” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Super lajm, edhe një çmim botëror nga artistët tanë. Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit”, ka shkruar ministri në Facebook.

Komento: