Shpati Zekaj arrin pa luftë në gjysmëfinale të “European Open”

14:25 | 02 Maj 2021

Shpati Zekaj ka arritur në gjysmëfinale të European Open dhe mund të sjellë një medalje të dytë për Kosovën.

Shpati Zekaj nisi aventurën e tij në European Open ndaj çekut Matej Silvester, shkruan lajmi.net.

Në raundin e dytë ai pati punë me zviceranin, Daniel Eich, të cilin e mposhti me IPPON pas gabimeve të tij.

Në çerekfinale, Zekaj parashihej të ndeshej me hungarezin, Zsombor Veg, por që lufta u anulua dhe Zekaj u kualifikua në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale ai do ta presë kroatin Marko Kumric.

Komento: