Shpend Ahmeti jep detaje në lidhje me hapjen e çerdheve në Prishtinë

14:46 | 01 Qershor 2020

Shpend Ahmeti ka dhënë detaje në lidhje me hapjen e çerdheve në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet do të rihapen të martën.

Ahmeti ka shkruar se vetëm çerdhja “Dielli” nuk do të rihapet, për shkak të rinovimit.

“Çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën e Prishtinës rihapen nesër. Vetëm çerdhja Dielli nuk hapet për shkak se e shfrytëzuam pandeminë për renovim dhe jemi para përfundimit. Prindërit do të njoftohen për zgjidhjen e përkohshme për atë çerdhe”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: