Shpend Ahmeti: Kjo opozitë nuk po i bën ballë Albin Kurtit, duhet me ia kthy

22:33 | 19 Shkurt 2024
shpend-ahmeti:-kjo-opozite-nuk-po-i-ben-balle-albin-kurtit,-duhet-me-ia-kthy

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës, ka thënë në “Pressing” të T7 se opozita nuk po mund t’i bëjë ballë, për siç thotë ai “propagandës së Albin Kurtit”.

Ai ka thënë se nëse opozita do të ishte në rregull, ai nuk do të kishte paraqitje televizive.

Sipas tij, opozita “duhet t’ia kthejë Albi Kurtit në të njëjtën mënyrë”.

“Brenga ime është që kjo opozitë nuk po mundet t’i bëjë ballë propagandës së Albin Kurtit, kur e ke një qeveri që funksionon me propagandë duhet me ia kthy me propagandë. Nuk mundesh me u anku që është një ushtri  e komentuesve në zyre të Vetëvendosjes e ti mos me bë kurgjo”, ka thënë Ahmeti.

Komento: