Shpend Ahmeti, Sali Zybës: Jam qytetar i Kosovës, nuk kërkoj azil në asnjë shtet tjetër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shpend Ahmeti, Sali Zybës: Jam qytetar i Kosovës, nuk kërkoj azil në asnjë shtet tjetër

22:00 | 09 Tetor 2019

Deklarata e djeshme e kandidatit për deputet nga VV, Sali Zyba ka ngjallur shumë reagime.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është përgjigjur kërcënimeve të djeshme që ia ka bërë zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, menjëherë pasi i fitoi zgjedhjet.

Sali Zyba ka shkruar dje në Facebook se Shpend Ahmeti do të largohet nga pozita në të cilën e kanë zgjedhur qytetarët e Prishtinës dhe se ai duhet të gjej një vend ku të ikë, si ish-kryetari i Kacanikut, Xhabir Zharku.

Ahmeti ka shkruar se nuk e ka synim të kërkojë azil në asnjë shtet tjerër dhe se nuk ia ka frikën kërcënuesve, transmeton Gazeta Express.

“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar Ahmeti në FB.

Ndërkaq për fjalët e Zybës ka pasur shumë reagime e kryetari i VV’së, Albin Kurti ka thënë se nuk është për një qasje të tillë, por e ka cilësuar si liri të shprehjes deklarimin e Zybës.

E sot nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e partisë së tij që të mos përdorin gjuhë përcmuese e përcarëse ndaj askujt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!