Shpend Ahmeti thotë se Amerika nuk po e merr seriozisht Kurtin: Çka deshi të thotë me ‘ofertën time bujare’.

23:53 | 21 Mars 2023

Ahmeti: Amerika nuk po e merr seriozisht Kurtin, çka deshi të thotë me ‘ofertën time bujare’.

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar statusin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri Albin Kurti thotë se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka refuzuar një ofertë të tij “gjeneroze” për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës.

Siç lë të kuptohet Kurti, oferta e tij është refuzuar nga Vuciq, para përmbylljes së marrëveshjes së Ohrit, të cilën presidenti serb nuk pranoi ta nënshkruajë.

Ahmeti kritikoi këtë deklaratë të Kurtit.

“Cka deshti të thotë ofertën time. Nuk është gjuhë e një kryeministri. Ti po ofron për vendin? Duhet të thoshte oferta jonë. Edhe pse as kjo nuk është në rregull”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ahmeti tutje shtoi se marrëveshja e Ohrit vendos presionin mbi Kosovën dhe largon atë nga Serbia. Ai thotë se kjo vjen si rezultat i mosdëgjimit të kryeministrit ndaj aleatëve.

“Po vjen Amerika e po të thotë se leje këtë punën e targave sepse kemi punë më të mëdha me të cilat duhet të merremi me Ukrainën. Ai po shkon e po thotë se jo ne e kemi këtë punë me seriozitet. Asgjë nuk arriti. Si po pret tash ta marrin seriozisht?”, shtoi ai.

Komento: