Shpend Ahmeti thotë se pas taksës 10 euro, Prishtina e Drenica vendosin raporte diplomatike

11:42 | 20 Tetor 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka komentuar atij të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, në postimin të cilin ky i fundit ironizoi rreth taksës për hyrje me vetura në kryeqytet.

Ahmeti i ka komentuar Lladrovcit në Facebook, duke i kërkuar të ia gjejë një objekt në Drenas, për të hapur konsullatën e Prishtinës atje.

“Kryetar a ma gjen një ndërtesë në Drenas për konsullatë të Prishtinës në komunën tuaj. Procedura për viza është gati. Sa doni me na marrë krejt”, ka shkruar Ahmeti, raporton Express.

Lladrovci mbrëmë ka ironizuar me Ahmetin, duke thënë se pagesat për autostradën që i takojnë Drenasit do të mund të bëheshin në Golesh.

“Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking. Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional. Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti! “, ka shkruar Lladrovci.

Këto komente të Lladrovcit erdhën pasi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se do të bëhet një taksë për lëvizje me vetura në kryeqytet.

Komento: