Shpend Ahmeti thotë se vaksinat e para anti-Covid në mars pritet të arrijnë në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shpend Ahmeti thotë se vaksinat e para anti-Covid në mars pritet të arrijnë në Kosovë

08:55 | 03 Dhjetor 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpëjtësi në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në vendin tonë vaksinat nuk mund të arrijnë të paktën edhe tre muaj.

Ai ka thënë se Kosova ka humbur një rast për të hyrë në proces të prokurimit para disa muajsh që të futemi në listë për vaksinën anti-Covid.

“Kanë fillur procedurat, por nuk mendoj se do t’i kemi vaksinat shpesh, besoj nga marsi mund t’i kemi sasitë e para”, ka thënë Ahmeti në TV Dukagjini.

Ai ka folur edhe për personat që kanë deklaruar se do të refuzojnë të marrin vaksinat anti-Covid.

“Ka persona që edhe për shkak të arsyejeve religjioneve nuk pranojnë ta marrin vaksinën, pasi thonë se trupi jonë nuk duhet të marrin diçka të tillë”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se vaksina anti-Covid është për të mirën e qytetarëve, dhe ka thënë se ky virus nuk duhet të merret hajgare.

Komento: