Shpend Ahmeti tregon kur do t’i jepet leja BIK-ut për ndërtimin e Xhamisë së Madhe

13:34 | 05 Qershor 2020

Çështja e ndërtimit të Xhamisë së Madhe apo Qendrore në Prishtinë është tash e disa vite një ndër temat më të diskuatuara në vend.

Lokacioni se ku duhet ajo të ndërtohet po ashtu ka qenë njëra ndër sfidat që ka përcjellur që nga fillimi këtë proces ende të pa finalizuar.

Në Ditën e Fitër Bajramit, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kishte dhënë lajmin se Bashkësia Islame në Kosovë, kishte dorëzuar lejen në komunë për të filluar ndërtimi i saj.

E tani kur kanë kaluar 11 ditë që nga ajo deklaratë, i kontaktuar nga IndeksOnline, Ahmeti ka bërë me dije se aktualisht aplikimi i BIK-ut për ndërtimin e Xhamisë së Madhe është duke u shqyrtuar brenda Drejtorisë së Urbanizmit.

Procesi sipas tij është në rrjedhat normale administrative, siç i ndodh çdo projekti, ndonëse kësaj radhe kemi të bëjmë me një projekt më të madh.

Komento: