Shpend Ahmeti uron VV-në për fitoren, fajëson Haradinajn për humbjen e PSD-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shpend Ahmeti uron VV-në për fitoren, fajëson Haradinajn për humbjen e PSD-së

22:09 | 10 Tetor 2019

Shpend Ahmeti ka fajësuar Haradinajn për humbjen e PSD-së.

Kryetari i PSD-së ka folur për rezultatin e ulët të partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit

Rezultati në zgjedhje nuk ishte aspak i mirë për Partinë Socialdemokrate.

E katër ditë pasi ky proces mori fund, kjo parti mblodhi Këshillin Drejtues.

Pas këtij takimi, i pari i socialdemokratëve, Shpend Ahmeti, për televizionin T7 ka thënë se ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rezultat.

E ndër ta është edhe Ramush Haradinaj, megjithatë Ahmeti nuk ka fajësuar troç shefin e AAK-së.

Kreu i PSD-së tutje thotë se i gjithë rezultati i ulët i partisë bie mbi supet e tij.

Në anën tjetër Ahmeti thotë se nuk ndjen obligim të ofrojë dorëheqjen nga kryetari i Prishtinës, ani pse me AAK-në në koalicion mori vetëm 7 mijë e 200 vota në kryeqytet.

E në këtë mes partia e tij ka siguruar vetëm një ulëse.

Sipas të dhënave të deritashme, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, do t’i përfaqësojë në Kuvend socialdemokratët.

Por, Ahmeti nuk ka nguruar t’ia urojë fitoren ish shefit të tij, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!