Shpërndahen 35 makina mbjellëse të misrit për bujqit e Skenderajt

15:34 | 25 Prill 2024
shperndahen-35-makina-mbjellese-te-misrit-per-bujqit-e-skenderajt

Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik.

Në këtë mënyrë, të enjten janë shpërndarë 35 makina mbjellëse të misrit, për bujqit përfitues të projektit të përbashkët në mes të Komunës së Skenderajt dhe “Islamic Relief Kosova”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, duke iu uruar bujqve mbjellje të bereqetshme, ka siguruar përkrahje të vazhdueshme për bujqit punëtorë dhe të vyer.

Ndërsa drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, ka thënë se shumë fermerë kanë mbetur pa u përkrahur këtë herë, por se komuna do të ketë edhe thirrje tjera publike gjatë këtij viti, me ç’rast do të kenë mundësi edhe pjesa tjetër të përfitojë mekanizëm bujqësor dhe çfarëdo mbështetje tjetër bujqësore.

 

Komento: