Shpërndan foto nga momenti historik i marrëveshjes, Hoti thotë se ky është hap i rëndësishëm drejt njohjes

23:11 | 04 Shtator 2020

Hoti shpërndan një fotografi nga momenti historik i marrëveshjes, thotë se është hap i rëndësishëm drejt njohjes reciproke me Serbinë.

Pas arritjes së marrëveshjes për ekonomi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilën mori pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës ka shpërndarë një fotografi nga ky moment historik.

Hoti e ka përsëritur se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe një hap i rëndësishëm drejt njohjes reciproke.

“Sot, në Shtëpinë e Bardhë, nënshkruam një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Synimi ynë është arritja e njohjes reciproke dhe marrëveshja e sotme me karakter ekonomik, është një hap shumë i rëndësishëm drejt arritjes së njohjes reciproke”, ka shkruar Hoti.

Komento: