Shpërndau përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, kapet i dyshuari në Gjakovë

09:56 | 05 Dhjetor 2025
Shpërndau përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, kapet i dyshuari në Gjakovë

Një person është arrestuar mesditën e së enjtes në qytetin e Gjakovës nën dyshimet se i njëjti përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Policia njofton se në cilësi të provave materiale është sekuestruar një telefon celular.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: