
Futbollistët e Feronikelit do të ballafaqohen me një dënim të ashpër pas humbjes befasuese nga Besa.
Befasia e javës në Superligën e Kosovës ka ndodhur në Brestovik të Pejës, aty ku Besa e ka mposhtur 2-1 Feronikelin e Kodian Duros.
Ardit Tahiri ishte autor i dy golave të fitores për pejanët, të parin që e arriti pas 15 minutave lojë, ndërsa të dytin e shënoi në të 39-tën.
Për “Industrialistët” shënoi Simonovski në minutën e 28-të.
Kjo humbje e ka irrituar numrin një të klubit, Naser Ramaj, i cili nuk është përmbajtur pas përfundimit të takimit.
“Të gjithë do të dënohen ne maksimum, turp”, ka komentuar ai në Facebook të faqes së Feronikelit.
