Shpëtojeni LDK-në, mos e votoni!

20:55 | 19 Janar 2021

Ata që vërtetë ia duan t’mirën LDK-së nuk duhet ta votojnë këtë herë.

Shpëtimi dhe çlirimi i LDK-së nga komitat çajtoriste dhe çantmbajtëse mundet dhe duhet të bëhet me votë nga vet votuesit historikë të asaj që dikur ishte Lidhje dhe Filozofi politike. Veç kështu ndalet dhunimi i frymës dhe i figurës se Dr Rugoves.

Denimi i kastës aktuale me votë do çonte në riorganizim të partisë dhe rrjedhimisht në largimin e kampioneve te humbjes apo « inertëve dinamikë ».

Pas atij riorganizimi, LDK ka gjasa të ribëhet parti me kryetar e kryesi legjitime, me ide e vizion politik. Me fjalë tjera, LDK ka nevojë për një dajak zgjedhor që ta kuptojë se me dinamikën e Ises dhe me intelektualizmin e Dritonit e ofendon çdo votues e familje që ka pasë dhe ka bindje rugoviste.

Mos të keqkuptohemi, kur them LDK ne kete rast nenkuptoj veç udheheqesit aktualë të saj, jo votuesit apo ithtaret e saj per te cilet kam dashni e respekt dhe nga te cilet kerkoj shpetimin e partisë me votë, dmth duke mos e votu.

Komento: