Shprehja ‘veteran i rrejshëm’ është qëllimkeqe-kompromentuese për veteranët e luftës

21:57 | 06 April 2019

Shprehja “VETERAN I RREJSHËM“ është lidhje e palogjikshme, joadekuate, e dy nocioneve të cilat as shkojnë, as mund të bëhen bashkë. Veteran (në këtë rast) është ai që ka marrë pjesë në luftë – (nocioni E VËRTETA).

Ai që s’ka marrë pjesë në luftë dhe pohon e përiqet të dëshmohet si luftëtar, as është as mund të bëhet, as VETERAN as VETERAN I RREJSHËM. Ai, pa emrin VETERAN, është thjesht rrenc, mashtrues, falsifikues – (nocionet RRENA, MASHTRIMI, FALSIFIKIMI).

Bashkimi i këtyre dy nocioneve në një nocion të ri, – në shprehjen “VETERAN I RREJSHËM“, i identifikon PJESËRISHT përmbajtjet e nocionit VETERAN dhe të nocioneve RRENË, MASHTRUES, FALSIFIKUES. Ose, thënë thjesht, i identifikon pjesërisht TË VËRTETËN dhe RRENËN (!).

Pra shprehja “VETERAN I RREJSHËM“, e përdorur gjerësisht në mediat tona, përveç që është e gabuar, ajo është edhe qëllimkeqe-komprometuese për VETERANËT në përgjithësi.

Komento: