Shqipëri- Poloni përfundon pjesa e parë, ky është rezultati

21:47 | 12 Tetor 2021

Përfundon pjesa e parë: “Paqe” mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Ka përfunduar pjesa e parë në “Air Albania Stadium”.

Përkundër tentimeve nga të dyja kombëtaret pjesa e parë e ndeshejs mes Shqipërisë dhe Polonisë u mbyll baras 0-0, shkruan lajmi net.

Polakët e nisën më mirë ndeshjen dhe patën një mundësi të mirë shënimi në min e 15′ përmes Adam Buksa por e priti Etrit Berisha.

Edhe në vazhdim Polonia pati një dominim të lehtë, kurse Shqipëria më shumë u mundua të sulmojë përmes kundërsulmeve.

Të dyja kombëtaret u koncentruar më shumë në mbrojtje pasi dihet rëndësia e madhe e këtij takimi për të dyja ekipet.

Mbetet të shihet si do shkojë pjesa e dytë.

Komento: