Shqipëria në zi, Mozzik bën gjestin e madh

13:10 | 26 Nëntor 2019

Shqipëria është duke kaluar një preiudhë të vështirë.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë i cili është dëgjuar edhe në Kosovë.

Deri më tash raportohet për 6 viktima e shumë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe jashtë shtëpive të tyre, shkruan Indeksonline.

Tashmë të gjithë janë solidarizuar me shtetin shqiptarë dhe po kërkohet ndihmë për të prekurit nga tërmeti. Këtë e ka bërë edhe reperi i njohur kosovar, Mozzik i cili përmes disa publikimeve në rrjetet sociale i është bashkangjitur donacionit për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Zot bekoje Shqipërinë, lutuni, dhuroni donacion”, ka shkruar Mozzik.

Komento: