Shqipërinë e tradhtojnë tifozët, ja sa bileta janë shitur deri me tani!

16:08 | 10 Shtator 2019

Shqipëria sonte do të luaj kundër Islandës në kuadër të kualifikimeve ‘Euro 2020’.

Atmosfera që rrethon ekipin Kombëtarë nuk është pozitive, ky është një fakt, por ndaj Islandës është një sfidë që përfaqësuesja ka me shumë nevojë se kurrë për lojtarin e 12-të.

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të josh tifozët në çdo formë duke ofruar oferta të ndryshe dhe çmime të arsyeshme por as kjo lëvizje nuk ka pasur impaktin që të gjithë prisnin.

Ndaj Islandës pritet që në “Elbasan Arena” të jenë afro 7 mijë tifozë, ndërsa dyert e stadiumit do të jenë të hapura deri në moment e fundit për ti mundësuar ekipit Kombëtarë një mbështetje sa më të madhe në këtë sfidë jetike për rrugëtimin e tyre në “Euro2020”.

Komento: