
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se të hënën e ardhshme do të protestohet në qytetin e Bujanocit, raporton Front Online.
Motoja e protestës është për identitet dhe dinjitet, që ndërlidhet me fushatën e Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. /FrontOnline/